Ben Andoni: Zgjedhjet e reja i japin fund ngërçit në Kosovë
I ftuar në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH 1, analisti Ben Andoni theksoi se votimet e fundit kanë treguar një zhvillim pozitiv në rritjen e pjekurisë demokratike në Kosovë.
Ai vlerësoi se procesi zgjedhor, sidomos faza e balotazhit, ka treguar një qasje dhe konfigurim të ri demokratik, duke ofruar një pamje më të qartë të vullnetit të qytetarëve dhe të nevojës për reforma në sistemin elektoral.
“Mendoj që më mirë të shkohet në zgjedhje të përgjithshme sepse në këtë rast, këto zgjedhje po ndihmojnë shumë. Në pjesën e brendshme të Kosovës ka filluar të kuptohet dhe ajo që të arrij të bëhet dhe një kod zgjedhor i ri sepse këto zgjedhje me balotazh kanë treguar qasje shumë interesante, konfigurim shumë interesant në Kosovë për demokracinë e tyre. Prandaj larg këtyre unë them se Kosova realisht i meriton këto zgjedhje sepse me këtë merr fund ngërçi”, u shpreh Andoni.
Sipas tij, zgjedhjet e reja janë të nevojshme dhe të merituara për Kosovën, pasi mund të shërbejnë si një zgjidhje përfundimtare ndaj krizës aktuale politike.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




