Skenari i fazës play-off/ Triumfi i Kosovës në Suedi fut në telashe…Italinë

Edhe pse ende nuk është vendosur asgjë fitorja e Kosovës mbrëmjen e kaluar në Suedi ka bërë që në fazën play-off të ketë ndeshje të mëdha që në gjysmëfinale.
Goli i Fisnik Asllanit ka bërë që të afrojë më shumë Kosovën me fazën play-off, në të cilët pritet që të jetë në të njëjtën vazosi ajo e Shqipërisë, e treta.
Ndërsa pasojat kanë qenë të rënda për Suedinë, e cila edhe pse ka vetëm një pikë pas katër takimesh ka ende shanse që të kualfikohet në Botëror pasi do të jetë pjesë e vazosës së katërt, asaj të formuar prej katër skuadrave të renditura më mirë në Nations League.
Formula e play-off është e qartë. Skuadrat e vazos së parë do të ndeshen me skuadrat e vazos së katërt në një ndeshje, e cila do të konsiderohet si gjysmëfinale, por që do të luhet në një takim në fushën e skuadrave të renditura më mirë në renditjen e FIFA-s.
Vazo 3, në të cilët momentalisht janë pjesë si Shqipëria dhe Kosova, do të ndeshen me skuadrat e Vazos 2.
Fitueset e çifteve të Vazos 1 dhe 4 do të ndeshen me pas me fitueset e çifteve të Vazos 2 dhe 3.
Në këtët pikë skenari më i keq është që Suedia, e Vazos 4 do të ndeshet me njëran prej Italisë, Turqisë, Ukrainës dhe Polonisë duke bërë kështu që në gjysmëfinale të play-off të kemi një përballje të madhe mes Italisë dhe Suedisë.
Vazo 1
Italia (10)
Turqia (27)
Ukraina (28)
Polonia (36)
Vazo 2
Rep. Çeke (39)
Hungari (41)
Sllovaki (42)
Skoci (43)
Vazo 3
Maqedonia e Veriut (63)
Shqipërisë (66)
Bosnje dhe Herzegovinë(73)
Kosova (91)
Vazo 4
Uellsi
Rumania
Suedia
Irlanda e Veriut
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




