Denoncimi i Dominic Thiem: Tenisi sport për të pasur, e papranueshme që të rinjtë të shpenzojnë 100 mijë € në vit për ëndrrën e madhe! 

Sport | 1 vit më parë

Gati një vit pasi lajmëroi largimin nga tenisi profesiosnit, Dominic Thiem ka dhënë një deklarët për të cilën po flitet shumë në orët e fundit.

Tenisti austriak është nga të paktët që ka denoncuar në publik kostot e larta më të cilat përballen talentet, të cilët aspirojnë që të nisin karrierë profesioniste.

Për austriakun tenisi është një sport për të pasur pasi sipas tij një lojtari të ri i duhet që të shpenzojë rreth 100.000 mijë euro në vit për të mbajtur gjallë ëndrrën e madhe të kthehet në lojtar profesionsit.

“Tenisi është një sport për të pasurit dhe këtë fakt e shikon që në moshë të re. Të stërvitesh kushton shumë. Unë mund t’iu them se mes moshës 13-18 vjeçare duhet që të shpenzosh 80.000-100.000 mijë euro në vit ose le të themi gati 1 milionë euro në total për të përballuar të gjitha shërbimet”, tha Dominic Thiem gjatë një interviste të dhënë për podcast-in spanjoll “Jot Doën Sport”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme