Silvinjo bën disa ndryshime, formacioni zyrtar për sfidën kundër Jordanisë

Kombëtarja | 1 vit më parë

Trajneri Silvinjo ka publikuar formacionin zyrtar për miqësoren që Shqipëria do të luajë sot në orën 19:00 kundër Jordanisë në stadiumin “Air Albania”.

Tekniku i kuqezinjve ka bërë disa ndryshime në formacion, duke i dhënë hapësirë disa lojtarëve që nuk kanë luajtur shumë minuta më kombëtaren.

Në portë do të luajë Dajsinani, Balliu dhe Mihaj do të nisin sfidën si titullarë në krah të Gjimshitit dhe Mitajt. Bajrami rikthehet titullar në mesin e fushës, në krah të Asllanit dhe Shehut. Hoxha dhe Asani do të mbështesin Dakun në majën e sulmit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme