“Martesa” Rudiger-Real Madrid drejt fundit

Futboll Bota | 1 vit më parë

Në Gjermani, janë mjaft të sigurt: ky do të jetë sezoni i fundit i Rudiger te skuadra e Realit të Madridi.

Siç raportohet nga disa media, kontrata e mbrojtësit skadon qershorin e ardhshëm, por aktualisht duket se nuk ka shanse për një rinovim, pjesërisht për shkak të dëmtimit që do ta mbajë jashtë fushave deri në dhjetor.

Ish-lojtari i Romës dhe Çelsit nuk dëshiron të nxitohet me rikuperimin e tij, por e di se do të duhet ta fitojë kontratën e tij të ardhshme, qoftë me “Los Blancos” apo me një ekip tjetër.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme