Të premten, Tirana pret Forumin më të Madh të Investimeve Shqipëri–Turqi 2025

Ekonomi | 1 vit më parë

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me MÜSİAD Albania, organizon më 17 tetor Forumin më të Madh të Investimeve Shqipëri–Turqi 2025, në Pallatin e Kongreseve, duke nisur nga ora 09:00.

Ky event i nivelit të lartë do të sjellë së bashku përfaqësues të lartë qeveritarë, sipërmarrës, investitorë dhe aktorë të zhvillimit ekonomik nga të dy vendet, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e investimeve të ndërsjella. Në forum do të jenë të pranishëm Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëspresidenti i Turqisë, Cevdet Yilmaz, së bashku me ministra, përfaqësues të institucioneve publike dhe organizatave të biznesit nga të dy vendet.

“Ky forum është një platformë e rëndësishme për promovimin e potencialeve të Shqipërisë si destinacion i qëndrueshëm investimi dhe për forcimin e lidhjeve ekonomike mes dy vendeve,” u shpreh drejtoresha ekzekutive e AIDA-s, Laura Saro.

Ngjarja pritet të mbledhë mbi 1,500 pjesëmarrës, përfshirë 500+ investitorë nga Turqia dhe rajoni.

Fokusi i Forumit do të jetë në katër sektorë strategjikë me potencial të lartë zhvillimi: ndërtimi, Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit / BPO, turizmi, bujqësia & industria ushqimore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme