15 Tetori Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë. Zv.ministrja Ina Majko i bashkohet projektit “Dhuro Zërin”

Kjo e mërkurë (15 tetor) shënon Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë. Zv.ministrja e Ministrisë së Shëndetësisë Ina Majko është bërë pjesë e projektit “Dhuro Zërin”, për t’u mundësuar fëmijëve që të kenë mundësi të njihen me përmbajtjen e librave.
“Sot është dita ndërkombëtare e njerëzve që nuk shikojnë. Një ditë për të kujtuar se drita nuk është vetëm në sy, por edhe në zemër.
Flasim për 14, 945 individë që nuk shikojnë ose që kanë vështirësi shikimi, për 3814 kujdestarë dhe për 262 fëmijë që rriten me një forcë të jashtëzakonshme. Nuk është shikimi ai që na udhëheq në shoqëri, por mënyra si e shohim njëri tjetrin, me respekt, dinjitet e mundësi’, deklaroi zv.ministrja Majko.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




