10 naftëtarë në Marinzë në grevë urie, 250 të tjerë ndërpresin punën për t’i mbështetur

Aktualitet | 1 vit më parë

Për të dytën ditë 10 naftëtarë dhe sindikalistë të hodrokarbureve vijojnë grevën e urisë me kërkesë për trajtim dinjitoz.

Greva po zhvillohet në mjediset e shoqerisë Bankers ne Marinëz dhe sot është mbështetur edhe nga 250 punonjës të tjerë të cilët kanë ndërprerë punën

“Edhe sot vazhdon pezullimi i punës paafat nga punonjësit që prej orës 07:00 e mëngjesit deri në realizimin e kërkesave tona. Që prej ditës së djeshme  dhjetë punonjës janë në grevë  urie. Deri tani përgjithësisht gjendja e tyre është mirë në përgjithësi duke përjashtuar disa probleme të vogla me tensionin dhe me dhimbje koke.  Nata ka qenë e qetës pavarësisht se  ka qenë e ftohtë dhe sot nuk ka pasu asnjë reagim.“

Ndërsa nja tjetër punonjës u shpreh se ,“ Ne jemi në mbështetje të kolegëve dhe jemi për të kërkuar   të drejtën tonë. Shpresojmë që të arrihet një marrëveshje dhe nuk po kërkojmë të dëmtojmë as veten dhe as kompaninë“.

“Qëllimi është vetëm një që të na njihet statusi i Naftëtarit që këta nuk e kanë paguar që prej 2019. Kauza është e përbashkët dhe kërkojmë një pagë dinjëtoze“.

Naftëtarët kërkojnë rritje të fondit të përgjithshëm të pagave me 18% dhe shpërndarje  të kësaj shtese për pagat e ulëta, nëpërmjet një komisioni me përfaqësues edhe nga Sindikata si dhe krijimin e fondit sindikal.

Për të dy kërkesat e mësipërme kompania u deklarua zyrtarisht se nuk janë të parashikuara nga Marrëveshja Kolektive e nënshkruar nga të dyja palët dhe nuk mbështete ligjërisht Shoqëria Bankers ofroi vetëm 4200 lekë/muaj shtesë për dietën ushqimore, gjë që u refuzua nga Sindikata, pasi kjo nuk adreson problemin real të pabarazisë së pagave.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme