Mourinho, një sulm nga presidenti i Fenerbahçes: Përgatitjet e verës, katastrofike

Sport | 1 vit më parë

Polemikat midis José Mourinhos dhe Fenerbahçes vazhdojnë të jenë të pandërprera. Presidenti i klubit turk, Sadettin Saran, e ka drejtuar gishtin nga “Special One”, duke e akuzuar atë se ka kompromentuar sezonin me një përgatitje të dobët gjatë verës.

“Efektet e përgatitjes së dobët në Portugali gjatë mandatit të José Mourinho-s ende ndihen. Ky proces ka ndikuar negativisht në gjendjen fizike dhe mentale të ekipit. Vetëm një seancë stërvitore në javë gjatë kampit stërvitor, është e papranueshme!”, tha Saran, siç raportohet nga Fanatik.

Mourinho, i cili mori drejtimin e Fenerbahçes në sezonin 2024/25, u largua nga Stambolli në fund të gushtit 2025, pas një fillimi të vështirë të sezonit dhe eliminimit në fazën play off të Ligës së Kampionëve. Në shtator, ai gjeti një pozicion të ri, atë trajnerit te Benfica, duke u rikthyer kështu në ligën portugeze.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme