Mbappé i pandalshëm, synon objektivin e Ronaldos

Kylian Mbappé po dominon në Spanjë. Me 14 gola në vetëm 10 ndeshje në të gjitha garat, sulmuesi francez i Real Madridit po tregon qëndrueshmëri mbresëlënëse. Nëse ai arrin ta ruajë formën e tij, mund të kalojë shifrën e 60 golave këtë sezon, një moment historik që do ta vendoste atë edhe përpara Cristiano Ronaldos, i cili shënoi 61 gola në sezonin e tij më të mirë në Madrid.
“Shpresoj që një ditë tifozët të ëndërrojnë me mua ashtu siç ëndërruan me Cristianon”, tha Mbappé së fundmi në një intervistë me Movistar+, dhe me këtë ritëm dëshira e tij mund të bëhet së shpejti realitet.
Çdo gjë përreth tij funksionon në mënyrë perfekte. Treshja e krijuar me Vinicius dhe Arda Güler praktikisht e mbajnë Real Madridin të vetëm në komandë, së bashku kanë shënuar 85% të golave të ekipit.
Megjithatë, është ish-lojtari i Paris Saint-Germain ai që është shtylla kryesore e sulmit, duke e kthyer çdo top në një mundësi. 26-vjeçari duket se ka gjetur mjedisin ideal në kryeqytetin spanjoll për të sfiduar historinë: atë të sulmuesve të jashtëzakonshëm të aftë për të thyer çdo rekord, si CR7 apo Karim Benzema.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




