Xabi Alonso: Jemi kundër ndeshjes në Majemi pasi “trukon” kampionatin!

Spanjë | 1 vit më parë

Reali i Madrid luan nesër mbrëma derbin me Getafe-n, por në konferencën e sotme për shtyp të Xabi Alonso-n e gjithë vëmendja i shkoi takimit që do të luajë Barcelona dhe Villareal në Majemi në muajin dhjetor.

Sipas trajnerit të Real-it ky takim duhet të zhvillohet në “Estadi de la Ceràmica” dhe jo në “Hard Rock Stadium”. “Opinioni im nuk ka ndryshuar, mbetet ai që kisha dy muaj më parë. Nuk jam dakord që ndeshja të luhet në SHBA pasi kështu do të prishej barazia e konkurimit. Nëse ndodh atëherë kushtet e garës të ekipeve të La Liga-s nuk janë më të njëjta për të gjitha skuadrat”, akuzoi Xabi Alonso.

Sa i përket rivalit të radhës, Getafe, Alonso tha se ishte një ekip që kishte një trajner, i cili u merr më të mirë lojtarëve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme