Nesër zhvillohet Maratona e Tiranës 2025, rrugët që bllokohen në kryeqytet

Maratona e Tiranës, eventi më i madh sportiv në kryeqytet, vjen sërish këtë vit me edicionin e saj të nëntë, më 19 tetor 2025.
Me rastin e këtij aktiviteti që do të shtrihet në rrugët kryesore të qytetit, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë hartuar një plan masash për devijimin e qarkullimit të automjeteve.
Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do të nisë nga ora 08.00 dhe do të zgjasë deri në orën 16:00.
1. Kufizimi i qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Maratona e Tiranës 2025”,
në datën 19.10.2025 nga ora 08:00 deri në orën 16:00, sipas segmenteve rrugore si më poshtë:
· sheshin “Nënë Tereza”
· bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
· rruga “Gjergj Filipi”,
· rruga “Papa Gjon Pali II”,
· rruga “Ismail Qemali”,
· rruga “George W. Bush”,
· rruga “Abdi Toptani”,
· bulevardin “Zog I”,
· Bulevardi i Ri,
· rruga “Ded Gjo Luli”,
· rruga e Durrësit,
· rruga e Kavajës,
· rruga “Myslym Shyri”,
· bulevardi “Zhan D’Ark” nga kryqëzimi me urën e Gjykatës Tiranë deri te ura Ali Demi,
· bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me urën e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri te ura Elbasanit,
· rruga “Ibrahim Rugova”
· rruga “Lek Dukagjini”
2. Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjave urbane do të devijohet si më poshtë:
– Linja Nr. 1/A “Selitë – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” dhe 1/B “Kodra e Diellit 2 – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias”, pezullohet përkohësisht.
– Linja Nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Willson”.
– Linja Nr. 3 “Kashar-Yzberisht-Qendër” devijon te “21 Djetori” dhe tek Sheshi Karl Topia.
– Linja Nr. 4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park”, devijon tek Sheshi Karl Topia.
– Linja Nr. 5 /A “Ish Kombinati i Autotraktorëve – Qendër”, devijon te ura e rrugës së “Elbasanit”.
– Linja Nr. 5 /B “Institut – Qendër”, devijon nga sheshi “Karl Topia”.
– Linja Nr. 6 “Laprakë” devijon nga “Zogu I”.
– Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – Teg” devijon te rruga “e Elbasanit” rrethrotullimi “Qyteti Studenti”.
– Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – Jordan Misja”, pezullohet përkohësisht.
– Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit”, devijon te ura e rrugës së Elbasanit.
– Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re – Sharrë” devijon te “21 Dhjetori” me drejtim urën “Vasil Shanto” e më tej pallatet me shigjeta, pjesa tjetër pezullohet përkohësisht.
– Linja 12/B “5 Maji – Sharrë” devijon nga “Zogu I” te “21 Dhjetori” me drejtim urën “Vasil Shanto” e me tej pallatet me shigjeta, pjesa tjetër pezullohet përkohësisht.
– Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te sheshi “Willson” dhe pjesa tjetër te sheshi “Karl Topia”.
– Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio” të devijojë te rruga e Kavajës në kryqëzim me rrugën “Muhamet Gjollesha” (21 dhjetori) dhe pjesa tjetër në kryqëzimin me Unazën e Vogël të vazhdojë drejt (prapa TOB).
– Linja Nr. 16 Linja e Gjelbërt pezullohet përkohësisht.
3. Ndalohet qarkullimi i automjeteve për transport të përzier, Teknologjike dhe Transport pasagjeresh (përveç mjeteve të transportit urban qytetas) në brendësi të unazës së madhe në datë 19.10.2025 nga ora 08.00 -16.00.
Policia Bashkiake Tiranë dhe Bashkia e Tiranës falënderojnë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre gjatë zhvillimit të Maratonës së Tiranës 2025. Ky aktivitet i përmasave ndërkombëtare synon të promovojë një Tiranë aktive, të shëndetshme dhe mikpritëse, duke kthyer hapësirat publike në vende të bashkimit dhe energjisë pozitive.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




