6 milionë dollarë nuk mjaftojnë, Sinner shpërblehet edhe me një raketë të artë

Sport | 1 vit më parë

Jannik Sinner ka triumfuar në turneun “Six Kings Slam” për të dytin vit radhazi. Tenisti italian dominoi finalen e turneut miqësor në Riad, duke e mposhtur numrin 1 në renditjen e ATP-së, Carlos Alcaraz, në dy sete (2-6, 4-6).

Përveç një çeku bujar prej 6 milionë dollarësh (çmimi më i madh ndonjëherë në një turne tenisi), Sinner mori edhe një tjetër çmim të veçantë pas triumfit të tij në “Six Kings Slam”. Italiani mori një raketë të artë, të dhuruar nga Turki Alalshikh, president i Autoritetit të Përgjithshëm të Argëtimit të Arabisë Saudite. Raketa kushton 250 mijë euro dhe peshon 3 kg.

Vitin e kaluar, në Six Kings Slam u dha një raketë e artë. Jo fituesit, por Rafael Nadalit: Turki Alalshikh, president i Autoritetit të Përgjithshëm të Argëtimit të Arabisë Saudite, e nderoi spanjollin për karrierën e tij me një raketë të artë 3 kg.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme