Kategoria e Parë në RTSH: Besa dhe Pogradeci ndahen në paqe, Skënderbeu dhe Laçi fitojnë në transfertë

Kategoria e Parë | 1 vit më parë

Sapo kanë përfunduar 6 ndeshjet e javës së 7-të të Kategorisë se Parë. Mbyllen në barazim 1-1 sfidat Besa-Pogradeci dhe Kastrioti-Iliria, që u transmetuan drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Kryesuesit e Skënderbeut marrin një fitore të çmuar 1-0 në Gjirokastër përballë Luftëtarit vendas, ndërsa Laçi fiton 3-0 në transfertë përballë Kukësit.

Burreli merr një fitore të çmuar 2-1 në transfertë përballë Apolonisë, ndërsa Korabi ka mposhtur Lushnjën me rezultatin 2-0.

Pas përfundimit të javës së 7-të të kampionatit, Skënderbeu kryeson i vetëm Kategorinë e Parë me 19 pikë, i ndjekur nga Laçi me 13 pikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme