Liverpool nuk di më si të fitojë, Manchester United triumfon në Anfield

Seria e dobët e Liverpoolit vazhdon. ‘Reds’ humbën 2-1 në Anfield kundër Manchester United në javën e 8-të të Premier League, duke regjistruar humbjen e tretë radhazi në ligë (e katërta, duke shtuar dhe atë të Ligës së Kampionëve).
United e nisi mjaft mirë sfidën duke shënuar menjëherë me anë të Mbeumo (2′). Vendasit arritën të vendosin barazpeshën në pjesën e dytë me anë të Gakpo (78′), por Maguire (84′) riktheu edhe njëherë në avantazh Djajtë e Kuq.
Manchester United fiton me rezultatin 2-1 dhe ngjitet në kuotën e 13 pikëve, duke pushtuar Anfield për herë të parë që nga viti 2016. Liverpool mbetet i bllokuar në kuotën e 15 pikëve, duke vazhduar një periudhë krize, tani është 4 pikë larg kreut (Arsenali, 19 pikë).
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



