Arrestohet në Morinë 35-vjeçari nga Kosova, i kërkuar në Norvegjia për vjedhje dhe plagosje

Një 35-vjeçar nga Kosova është arrestuar në pikën kufitare Morinë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvegjeze.
Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Oslo, pasi akuzohet nga Gjykata Lokale Sor Rogaland, për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Plagosje”.
Interpol Tirana dhe Interpol Oslo do të kryejnë procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit, në Norvegji.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




