Vincent Kompany qëndron në Mynih, zgjat kontratën me Bayern-in deri në 2029-ën

Vincent Kompany ka bindur drejtuesit e Bayern-it, të cilët kanë punuar në javët e fundit në fshehtësi të plotë për t’i përgatitur një kontratë të re. Sipas njoftimit të bërë nga vetë klubi tekniku belg ka pranuar që të shtyjë me dy vite akordin e firmosur në 2024-ën.
Sipas kushteve të reja Kompany do të jetë trajner i Bayern deri në 2029-ën. “Jam krenar dhe i nderuar. Dua që të falenderoj klubin për besimin që tregoi duke më zgjatur kontratën. Tani kuptohem me këtë shoqëri shumë mirë sikur të kisha vite këtu. Deri më tani ka qenë një eksperiencë e madhe, ndërsa këëtë sezon kemi nisur një rrugëtim të bukur. Tani duhet që të punojmë fort dhe të luftojmë edhe për suksese të tjera”, tha Kompany.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




