Sunday League angleze, Wythenshawe FC “problem” për rivalet, ish-lojtarë të Premier League rikthehen në fushë

Angli | 1 vit më parë

Disa ish-lojtarë të Premier League të shtyrë nga nostalgjia e kohës kur luanin përpara mijëra tifozëve kanë vendosur që të luajnë përsëri duke u kthyer kështu në një makth të vërtetë për skuadrat e tjera të Sunday League në Angli.

Wythenshawe FC Vets nuk po u jep mundësi rivaleve pasi në ekip ka lojtarë si Joleon Lescott, Emile Heskey, Maynor Figueroa, Papiss Cisse dhe Oumar Niasse, të cilët të gjithë së bashku numërojnë 882 ndeshje ne Premier.

Na javën e fundit ish-lojtari i City-t, Lescott, ishte autor i tre golave pas plot tetë vitesh pasi u largua nga futbolli profesionist.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme