Champions League/ Gjimshiti flet si lider në vigjilje të duelit me Slavian: Shpresoj të luaj me Atalanta-n edhe 200 ndeshje të tjera!

Sport | 1 vit më parë

Atalanta e Berat Gjimshitit pret sot në mbrëmje në Bergamo ekipin e Slavia-s së Pragës, e cila do të jetë rivalja e tretë në fazën e parë të Champions League. Në vigjilje të këtij takimi u paraqit përballë gazetarëve Berat Gjimshiti, i cili foli si kapiten madje la të kuptohej se kërkonte që të qëndronte gjatë në Bergamo edhe pse gjatë verës u përfol shumë për një transferim të tij drejt Lindjes së Mesme.

I pyetur se si ndihej për 250 prezencat me klubin e tij, Gjimshiti përfitoi nga rasti dhe tha: “Jam krenar për arritjen e një numri të tillë takimesh dhe më duhet që të falenderoj shoqërinë për shansin që më dha. Shpresoj që të luaj edhe 200 ndeshje të tjera këtu. Unë jam i mendimit se të gjithë ne mund të përmirësohemi edhe nëse jam 32-vjeç”.

Sa i përket rivales së  radhës, mbrojtësi tha se e njihte fare mirë ekipin e Slavia-s së Pragës. “Do të kemi përballë një skuadër që luan shumë mirë në sulm. Mendoj se duhet që të bëjmë kujdes pasi njoh shumë lojtarë të ekipit rival dhe i di cilësitë e tyre. Në Champions nuk ka ndeshje të lehta dhe rivalja e radhës duhet të ketë vëmendjen tonë”, tha 32-vjeçari.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme