Homazh për Dritëro Agollin, “Rrëfime Nostalgjike” në nder të shkrimtarit
Në Qendrën për Hapje dhe Dialog u zhvillua aktiviteti përkujtimor “Rrëfime Nostalgjike”, i kushtuar jetës dhe veprës së Dritëro Agollit, një prej figurave më të mëdha të letërsisë shqiptare.
Mbrëmja solli emocione, kujtime dhe reflektime për kontributin e jashtëzakonshëm të shkrimtarit, poetit dhe humanistit që la gjurmë të pashlyeshme në kulturën kombëtare.
Përmes rrëfimeve, leximeve dhe momenteve artistike, të pranishmit ndanë nostalgjinë dhe mirënjohjen për autorin që i dha shpirt fjalës dhe e bëri atë dritë për brezat.
“Shumica jonë ishin 22-23 vjeç. Arrestuan Todi Lubonjën, Fadil Paçramin sepse i quajtën që ishin njerëz… . Ata ishin shumë të përparuar për atë kohë. Emërimi i Dritëroit si Kryetar i Lidhjes, ngadalë e ndryshoi kë të”, u shpreh një pjesëmarrëse.
Ky homazh i ngrohtë në COD riktheu në qendër të vëmendjes trashëgiminë e pasur letrare dhe humane të Dritëro Agollit, duke e kujtuar si një zë të paharruar të shpirtit shqiptar.
Gazetare: Xhilda Kondi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




