Messi vendos të ardhmen e tij, rinovon kontratën me Inter Miamin

Inter Miami njoftoi zgjatjen e kontratës së Lionel Messit deri në vitin 2028, nëpërmjet një deklarate në profilet e tyre zyrtare.
Marrëveshja e mëparshme e yllit argjentinas skadonte në fund të vitit. Messi ka bërë 82 paraqitje për klubin amerikan, duke shënuar 71 gola dhe duke dhënë 37 asiste.
Kohët e fundit u fol se Messi mund të transferohej në Arabinë Saudite, por duket se ylli argjentinas, tashmë 38 vjeç, ka vendosur që të mbyllë karrierën e tij në MLS.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



