Krujë- Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën elektrike, humb jetën shoferi 32-vjeçar

Aktualitet | 1 vit më parë

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Bubq, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën. Policia njofton paraprakisht se 32-vjeçari A.B., ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe është përplasur  me një shtyllë elektrike e për pasojë ka ndërruar jetë.

“Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 06:15, në fshatin Bubq, shtetasi A. B., 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një shtyllë elektrike.

Për pasojë, 32-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme