Gjysmë shekulli me bletët, 76-vjeçari Kujtim Hyseni vazhdon të kujdeset për 200 koshere
Në fshatin Kodër të Tepelenës, një 76-vjeçar vazhdon të ruajë me pasion traditën e bletarisë që nga fëmijëria. Kujtim Hyseni, prej më shumë se gjysmë shekulli, kujdeset për dhjetëra koshere dhe nxjerr mjaltë të cilësisë së lartë, që e shet në tregun vendas.
Ai e ushtron këtë profesion së bashku me djalin e tij, duke e kthyer bletarinë në një punë familjare, dhe e sheh këtë si një mënyrë për të kaluar traditën tek brezi i ri.
“Bleta kërkon punë dhe unë kam vite që punoj me to. Prodhimi është i shitur i gjithi”, u shpreh bletërritësi.
Problemi më i madh këto vite janë sëmundjet që prekin bletët, për këtë arsye Shërbimi veterinar duhet të jetë më shumë në terren për të ndihmuar bletërritësit , thotë Hyseni.
“Ilaçet i marrim jashtë shtetit, bletët nëse nuk bëhen me ilaçe zhduken sepse ka shumë sëmundje”, tha ai.
Megjithëse vështirësitë, Kujtim Hyseni mbetet një shembull i përkushtimit dhe dashurisë për natyrën, që mban gjallë traditën e bletarisë në Tepelenë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




