Skënderbeu nuk ka rivalë në Korçë, Janaqi ndëshkon Besën

Një gol i Janaqit në pjesën e dytë ka vulosur fatin e sfidës Skënderbeu-Besa. Korçarët mposhtin 1-0 rivalët nga Kavaja dhe vazhdojnë marshimin drejt Abissnet Superiores.
Skuadra e Gjokës ka treguar se është shumë e fortë në shtëpi, pasi ka marrë fitoren e pestë radhazi në Korçë në kampionat. Korçarët konfirmojnë veten si një nga skuadrat më të mira të Kategorisë së Parë dhe pretendentët kryesorë për tu ngjitur në elitë në fund të sezonit.
Vazhdon të notojë në ujëra të turbullta Besa, që duhet të presë akoma për të shijuar fitoren e parë sezonale në kampionat.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




