Ulsi Manja ndërhyn në emisionin 3D. Ja pse kundërshtohet drafti i Kodit Penal!

Aktualitet | 1 vit më parë

Ish-ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe njëherësh kryetar i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka ndërhyrë në emisionin “3D” në RTSH1 të moderuar nga Alban Dudushi ku po diskutohej Kodi i ri Penal dhe mes të ftuarve ishte edhe Arben Rakipi, drejtues i grupit të punës në hartimin e këtij kodi.

Sipas Manjës, Rakipi është një nga penalistët më të mirë në vend dhe ata që e kundërshtojnë kodin e ri Penal nuk kanë kurajë të ulen përballë tij për mungesë argumenti.

“Alban po e ndjek me vëmendje debatin dhe një debat i tillë i qetë dhe profesional është vlerë për projektin. E para, z. Rakipi është penalist më i mirë i kësaj gjenerate sigurisht bashkë me disa kolegë të tjerë por që janë shumë pak. E dyta, një pjesë e atyre që kundërshtojnë projektin nuk e kanë kurajën të ulen ballë përballë me të për mungesë argumenti sepse profesorin nuk është kollaj ta hedhësh poshtë mendimin”, shkruan në mesazhin e tij Ulsi Manja në emisionin “3D” në RTSH1.

Ai shkruan më tej se projekti i kodit të ri penal po kundërshtohet sepse transformon mentalitetin e prokurorëve dhe gjyqtarëve por edhe avokatëve në zbatimin e ligjit penal.

“E treta, ky projekt kundërshtohet sepse transformon 360 gradë mentalitetin e prokurorëve dhe gjyqtarëve por edhe avokatëve në zbatimin e ligjit penal. Mund të mos kalojë projekti por debatin publik askush nuk mund ta refuzojë në emër të institucioneve që përfaqësojnë sepse institucionet janë pronë e shtetit dhe jo pronë private. Të refuzosh debat për një projekt të tillë nuk është rruga e duhur për asnjë përfaqësues të organeve të drejtësisë”, shkruan më tej Manja.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme