Vjedhja e bujshme në Muzeun e Luvrit në Paris, policia franceze arreston dy persona

Europë | 1 vit më parë

Dy persona janë arrestuar në lidhje me vjedhjen spektakolare të xhevahireve të çmuara nga muzeu i Luvrit në Paris, raportojnë mediat franceze.

Sipas gazetës Le Parisien, të dyshuarit janë nga periferia pariziene e Seine-Saint-Denis dhe njëri prej tyre u kap ndërsa përgatitej të hipte në një fluturim nga Aeroporti Charles de Gaulle.

Ngjarja ndodhi të dielën e kaluar, kur katër persona të armatosur me mjete elektrike hynë me forcë në muzeun më të vizituar në botë, në mes të ditës.

Sipas një raporti paraprak, një në tre dhoma në zonën e bastisur nuk ishte e pajisur me kamera sigurie (CCTV), duke ngritur pikëpyetje serioze mbi protokollet e mbrojtjes së muzeut. Ministri i Drejtësisë i Francës ka pranuar se masat e sigurisë “dështuan”, duke e cilësuar ngjarjen si një “imazh të tmerrshëm” për vendin.

Policia franceze njoftoi se hajdutët qëndruan brenda për vetëm katër minuta dhe u larguan me dy skuterë që i prisnin jashtë në orën 09:38.

Pas ngjarjes, autoritetet kanë shtrënguar masat e sigurisë në të gjitha institucionet kulturore të vendit, për të parandaluar incidente të ngjashme.

Vijon…

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme