Bayern-i i Kompany si Milani i Capello, skuadrat e vetme me start perfekt pas 13 takimesh

Fitorja e Bayern-it të Mynihut në Gladbah me shifrat 3-0 ka qenë historike. Falë tri pikëve të radhës, të ardhura falë diferencës së konsiderueshme të golave, ekipi i drejtuar nga Vincent Komapany ka arritur që të vendosë një rekord të ri, i cili takonte Milan-it të Capello-s të sezonit 1992/93.
Skuadra italiane mbante rekord mes ekipeve të pesë kampionateve më të mira të Europës pasi në sezonin e lartpërmendur mori 13 fitore në 13 takimet e para në tri fronte falë një golaverazhi 45-13.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe Bayern-i këtë sezon pasi triumfi 3-0 në Gladbah ishte i 13-ti në po kaq takime në këtë sezon. Por ndryshe nga skuadra italiane ekipi bavarez ka dominuar me diferencë më të mirë golash pasi ka shënuar 47 dhe ka pësuar 9. Të mërkurën skuadra bavareze do të ketë një shans për të dërguar në 14 numrin e triumfeve radhazi pasi do të ndeshet në transfertë më Këlnin, në një takim të vlefshëm për DFB Pokal (Kupa e Gjermanisë).
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




