Prapaskena/ Vinicius Jr. kapet me Alonso-n: Vetëm mua më zëvendëson, më mirë të largohem!

Spanjë | 1 vit më parë

Prej muajsh në Madrid situatat e krijuara rreth Vinicius Jr. tregojnë se mes palëve ka diçka që nuk shkon. Sulmuesi brazilian po heziton që të rinovojë kontratën pasi kërkon trajtim të njëjtë me Mbappe ndërsa me ardhjen e Xabi Alonso-s pozitat e tij janë edhe më të vështira pasi shpesh herë spanjolli ka zgjedhur për ta zëvendësuar.

Në këtë drejtim ajo çfarë ndodhi dje në klasiken e Spanjës tregon shumë mbi të ardhmen e brazilianit, i cili nuk është përmbajtur në momentin e zëvendësimit duke shfryrë kundër trajnerit. Sipas “The New York Times” Vinicius Jr. kur doli nga fusha ka thënë: “Unë po largohem, më mirë të largohem. Do të largohem, vetëm mua më zëvendëson”. Nga fjalët e sulmuesit kuptohet qartë se mesazhi ishte për Alonso-n. Pas episodit të djeshëm për Vinicius Jr. duket se janë muajt e fundit në Madrid.  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme