Portieri i dytë i Inter-it aksidenton për vdekje një të moshuar në hyrje të qendrës stërvitore

Josep Martínez ka aksidentuar për vdekje një të moshuar shumë pranë qendrës stërvitore të Inter-it. Si pasojë e aksidentit 81-vjeçari, i cili ishte në karrocë me rrota, ka ndërruar jetë në moment edhe pse i është dhënë ndihma e shpejtë menjëherë.
Sipas “La Repubblica” mësohet se i moshuari mund të ketë vuajtur nga një goditje e momentit dhe ka humbur kontrollin e karrocës duke dalë në rrugë duke bërë të paevitueshëm aksidentin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




