Abissnet Superiore në RTSH: Bylisi rikthehet te fitorja

Abissnet Superiore | 1 vit më parë

Pas tre humbjeve radhazi në kampionat, Bylisi rigjen fitoren në Abissnet Superiore. Mallakastriotët mposhtën 2-1 Vorën në sfidën që hapi javën e 9-të të kampionatit dhe u transmetua drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në RTSH Sport.

Ndonëse në inferioritet numerik për më shumë se një orë, për shkak të largimit me karton të kuq të Abazajt në minutën e 18-të, ballshiotët arritën të marrin një fitore të çmuar, që i ngjit në kuotën e 9 pikëve në tabelën e klasifikimit.

Malomo shënon për vendasit golin që vulosi rezultatin e pjesës së parë. Vora reagoi në pjesën e dytë, duke barazuar shifrat me Karricën. Por Bylisi kalon sërish në avantazh falë një autogoli të shënuar nga Shkëlzen Ruçi. Mbyllet 2-1 sfida në “Adush Muça”.

Bylisi rigjen fitoren dhe ngjitet në kuotën e 9 pikëve, ndërsa Vora pëson humbjen e dytë radhazi në kampionat dhe mbetet në kuotën e 10 pikëve në tabelën e klasifikimit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme