Presidenti Bajram Begaj përshëndet njohjen e Kosovës nga Siria: Mbështetje për paqen dhe stabilitetin në Ballkan

Kosovë | 1 vit më parë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas lajmit se Republika Arabe e Sirisë ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Në një postim në rrjetet sociale, Kreu i Shtetit e cilësoi këtë vendim si një hap të rëndësishëm në drejtim të forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe konsolidimit të paqes në rajon.

 “Republika Arabe e Sirisë njohu sot zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Me këtë vendim, Siria mbështeti shtetin e Kosovës dhe paqen e stabilitetin në Ballkan,” shkruan Begaj.

Presidenti shprehu mirënjohje ndaj të gjithë atyre që, sipas tij, kontribuan në arritjen e këtij momenti historik për shtetin më të ri në Europë.

“Faleminderit të gjithë atyre që e mundësuan këtë njohje!” përfundon reagimi i Presidentit Begaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme