Tepelenë, interes për kurset profesionale, në këtë tremujor 60-të persona në profesione të ndryshme
Në Tepelenë po vërehet një rritje e interesit nga ana e banorëve për ndjekjen e kurseve profesionale, ku gjatë këtij tre mujori, 60 persona po zgjedhin të aftësohen në profesione praktike që ofrojnë mundësi punësimi të menjëhershme në tregun lokal dhe më gjerë.
“Kemi goxha interes në lidhje me kurset profesionale. Bëhet fjalë për kursin dhe kërkesat e kuzhinës, formimin profesional të rrjetit elektrik apo dhe të hidraulikut.
Njëkohësisht kemi dhe grupmoshën e mesme që janë të fokusuara te kursi i formimit profesional kujdestar social dhe kujdestar fëmijësh”, deklaroi Elvis Shehu, specialist i Zyrës së Punës Tepelenë.
Këto kurse zhvillohen në bashkëpunim me zyrën rajonale të punësimit dhe institucione të specializuara në trajnimin profesional, duke përfshirë fusha si: kuzhinë, elektrike dhe hidrosanitare etj…
“Për momentin kemi këto kurse në Tepelenë, është kursi i pllakashtruesve dhe i muratim-suvatim. Një pjesë e tyre përveç certifikimit, futen direkt në tregun e punës. Duke qenë se këto kurse janë të certifikuara nga shteti, hyn në punë dhe në vendet europiane”, shtoi Shehu.
Qëllimi i këtyre kurseve është nxitja e punësimit përmes aftësimit profesional, sidomos për grupet më të prekshme të shoqërisë, si gratë dhe të rinjtë që kërkojnë të ndërtojnë karrierë në vendin e tyre.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




