Kërkuan anulimin e vendimit të Gjykatës për zgjedhjet në Tiranë, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Presidencës

Aktualitet | 1 vit më parë

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e përfaqësuesve të Presidencës për anulimin e vendimit të Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e Bashkisë së Tiranës më 9 nëntor.

“Gjykata pasi shqyrtoi kërkesën tuaj, vendosi njëzëri se çështja për shqyrtimin e dekretit të presidentit është e lidhur me themelin e mosmarrëveshjes, dhe për këtë arsye, kërkesa juaj nuk pranohet në këtë fazë të shqyrtimit por do trajtohet si pjesë e themelit të çështjes. Gjykata sjell në vëmendje se, vendimi i mbrojtjes së gjyqtarëve që ju kundërshtoni është marrë gjatë fazës së shqyrtimit paraprak, fazë në të cilën mbledhja e gjyqtarëve vepron në dhomë këshilli dhe subjektet e interesuara nuk janë përcaktuar ende dhe nuk mund të thirren për tu dëgjuar. Ju mund ta bëni këtë në seancë dhe të paraqisni qëndrimin tuaj”, tha Holta Zaçaj në vendimin e marrë nga Kushtetuesja.

Gjykata Kushtetuese ishte tërhequr për marrjen e vendimit pas parashtrimit të kërkesës nga përfaqësuesit e Presidencës së Republikës për anulimin e vendimit që parashikon shqyrtimin e dekretit të Presidentit Bajram Begaj për mbajtjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës më datë 9 nëntor.

Përfaqësuesit e Presidencës, theksuan se kërkesa ka për qëllim rikthimin e kompetencës kushtetuese dhe anulimin e vendimit që përfshin dekretin në shqyrtim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme