Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare ish-kryeministri Fatos Nano

Ish-kryeministri, Fatos Nano është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare. Ai ishte i shtruar prej disa ditësh në një spital privat në Tiranë, ku po trajtohej për probleme shëndetësore.
Ish-kryeministri prej kohësh vuante nga probleme me mushkëritë, ndërsa gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ditët e fundit.
Kujtojmë se dy vite më parë, ish-kreu i Partisë Socialiste u përball me probleme shëndetësore si pasojë e probleme të frymëmarrjes. Ai iu nënshtrua dhe një ndërhyrje kirurgjikale si pasojë e sëmundjes Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK.
Gjatë kohës që ishte në spital, Nano u nderua nga Kryeministri Edi Rama me medaljen e mirënjohjes publike.
Fatos Nano ka shërbyer si kryeministër i Shqipërisë me Partinë Socialiste. Ai është themeluesi i PS-së, parti të cilën e udhëhoqi deri në vitin 2005, kur dhe vendosi të largohej nga politika.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




