Studentët e fizikës takim pas 50 vitesh, ndajnë emocione, kujtime dhe histori të shkollës

Sociale | 1 vit më parë

Janë diplomuar për fizikë në vitin 1975 dhe ritakohen pas 50 vitesh në auditoret e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, aty ku u njohën bashkë e nga ku dolën fizikantë, drejtues në institucione të rëndësishme të kohës, si dhe shumë prej tyre mësues në lëndën e fizikës.

“Fizika ishte një nga degët më të bukura, por ka një gjë, se fizika është tjetër gjë dhe mësuesllëku është tjetër gjë. Ne i gëzonim të dyja.”

“Në ato kohë, kur më doli e drejta e studimit, nuk e dija që ekzistonte fizika. Fizika ishte sfidë për mua, por e përballuam me sukses”,

“Është nostalgji e viteve. 50 vite që kemi mbaruar shkollën e lartë për fizikë, një ndër degët më të rëndësishme”, shprehen ish- studentët e Fizikës.

“Ka qenë një dëshirë për shkencat e natyrës, që në gjimnaz, kështu që së bashku me ekipin që jemi sot, filluam fizikën me një ekip profesorësh të shkëlqyer që na sollën në gjendje të mblidhemi sërish dhe të dashurojmë fizikën. Për 50 vjet kemi punuar në fushën e fizikës.”

Në këtë takim nostalgjik nuk kanë munguar edhe dy pedagogët e tyre, Halil Sykja dhe Fatos Klosi. Në ato vite sapo kishin nisur punën si pedagogë të rinj në fakultet dhe sot ndajnë emocione, kujtime dhe histori me ish-studentët e tyre.

“Është emocion. Ishim të afërt me studentët sepse bënim ushtrime në laboratorë”, shprehet pedagogu.

“Sot jetojmë në një shoqëri ndryshe nga më parë, ka një rënie të dëshirës së studentëve që të studiojnë fizikë. Studentët kërkojnë të studiojnë në fusha që i çojnë më shpejt drejt karrierës dhe pavarësisë financiare”, shprehet pedagogu.

Pavarësisht distancave, kursi i Fizikës i 50 viteve më parë u bë edhe njëherë bashkë për të risjellë në memorie rrugëtimin e bukur, ndonjëherë të vështirë, por plot sfida, të studimeve të larta të atyre viteve.

Gazetare: Keti Toroveci

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme