Spalletti e nis me fitore në stolin e Juves, humbja e parë për Cremonesen në shtëpi

Aventura e Luciano Spallettit te Juventusi nisi me një sukses. Në ndeshjen e javës së 10-të të Serie A, bardhezinjtë fituan 2-1 kundër Cremoneses, duke u shkaktuar humbjen e parë në shtëpi për këtë sezon. Ndeshja nisi menjëherë mirë për Juven falë një goli të Kostic pas vetëm 85 sekondash.
Ekipi vendas pati vështirësi të riorganizohej dhe Juventusi nuk u përball me ndonjë kërcënim. Cambiaso dyfishoi epërsinë në minutën e 68-të. Vardy ngushtoi diferencën në minutat e fundit, por ishte tepër vonë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



