Ramsey prish kontratën me Pumas për të kërkuar qenin e humbur

Gosip | 12 muaj më parë

Aaron Ramsey, ish-mesfushori i Juventusit, ka vendosur të ndërpresë kontratën e tij me Pumas. Përvoja e uellsianit në Meksikë nuk ka shkuar siç pritej: ai ka bërë vetëm gjashtë paraqitje në gjashtë muajt e fundit, gjysmën e tyre si zëvendësues.

Megjithatë, duket se ka një arsye që nuk lidhet me futbollin pas zgjedhjes së uellsianit: sipas “AS Mexico”, Ramsey kishte munguar në stërvitje për njëfarë kohe sepse po kërkonte qenin e tij të zhdukur, Halo. Prandaj, Pumas ka vendosur t’i ndërpresë kontratën.

Disa javë më parë, 34-vjeçari kishte nisur një apel në rrjetet sociale duke ofruar një shpërblim për këdo që mund të ofronte informacione të dobishme për gjetjen e qenit të tij.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme