18 komuna të Kosovës në balotazh më 9 nëntor, nis sot fushata elektorale për kandidatët

Nis sot (3 tetor) fushata elektorale për raundin e dytë të zgjedhjeve të 9 nëntorit që do të mbahen në 18 komuna në Kosovë.
KQZ-ja bëri me dije se fushata zgjedhore do të zgjasë deri gjashtë ditë, deri në momentin e hapjes së qendrave të votimit, më 9 nëntor në orën 07:00.
Raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë komunash do të zhvillohet në 18 komunat ku asnjë prej kandidatëve nuk mundi të siguronte mbi 50% të votave të nevojshme, konkretisht në: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) udhëheq me numrin më të madh të garave në balotazh, e pasuar nga LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe. Lëvizja Vetëvendosje e fitoi garën pa balotazh në tre komuna Podujevë, Kamenicë dhe Shtime dhe shkon në balotazh në 12 të tjera. LDK-ja, garon në 9 komuna në balotazh, PDK-ja garon në 6 komuna në balotazh, AAK-ja garon në 5 komuna në balotazh, ndërsa Lista Serbe shënoi fitore në 9 komunat e banuara me shumicë serbe, ndërsa në Kllokot kryesoi, por shkoi në balotazh me Unitetin Kombëtar Serb.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




