Veliaj në Kushtetuese dhe Balluku në SPAK, Berisha: Për herë të parë në 12 vite, kemi mundësi reale për të shpëtuar Shqipërinë
Pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, është mbledhur kryesia e PD. Në fjalën e tij, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se për të parën herë në 12 vite, opozita ka mundësinë reale për t’i dhënë “goditje” qeverisë Rama.
Deklaratën e tij, Berisha e mbështeti në dy momente, që i konsideron si zhvillime të jashtëzakonshme, fjalën e mbajtur në Gjykatën Kushtetuese nga Erion Veliaj dhe paraqitjen në SPAK të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
“Sot mblidhemi në rrethana të zhvillimeve të jashtëzakonshme. Këtyre zhvillimeve PD duhet t’iu kushtojnë vëmendjen maksimale. Narko-shteti po shembet.
Kjo shembje është e pandalshme. Sturktura kriminale e bazuar mbi drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve që Rama ngriti këto 12 vite ne aleancë me kartelën e drogës dhe Sorosin, ka hyrë në proces dezintegrimi.
Misioni ynë, shpëtimi i Shqipërisë. Për herë të parë në 12 vite, kemi mundësi reale për ti dhënë goditje narko-diktaturës së Edi Ramës. Shans historik është shembja e narko-shtetit”, tha ai.
Berisha e paralelizoi deklaratën e mbajtur nga Veliaj në Kushtetuese, si gjyqin e diktatorit Enver Hoxha me Kadri Hazbiun.
“E premtja që kaloi është e premtja më e zezë e narko-shtetit të Edi Ramës. Ishim dëshmitarë me disa pamje të cilat ngjajnë me procesin e Kadri Hazbiut në gjyqin e partisë. Të tilla ishin pamjet e Veliajt në Gjykatën Kushtetuese. Veliaj me guxim krahasoi partinë e tij me Farkun e Kolumbisë.
Nuk kam absolutisht as edhe ndjesinë më minimale se Veliaj është një person i pafajshëm. Veliaj është një person që mbahet në burg për minimumi 1/100 e asaj që ka vjedhur dhe shpërdoruar. Por duke thënë këtë, e vërteta është se të drejtat e njeriut u shkelën në mënyrë brutale. U përdor ndaj tij praktika që Enver HOXHA përdori ndaj Kadri Hazbiut. Duke shkelur çdo ligj, i dhanë atij mundësinë të krahasojë me Farkun e Kolumbisë, partinë që në fakt ai tha një të vërtetë narko-parti, narko-regjim”, deklaroi Berisha.
Duke shkelur çdo ligj, i dhanë atij mundësinë të krahasojë me Farkun e Kolumbisë, partinë që në fakt ai tha një të vërtetë narko-parti, narko-regjim.
Më tej, kryedemokrati u ndal dhe te paraqitja në SPAK dhe ngritja e akuzës ndaj Ministres në detyrë të Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Teksa hodhi akuza kundër ministres, Berisha tha se akuza e SPAK ndaj saj, është “akuzë për tu englendisur”.
“Në të njëjtën ditë, personi që po të merrje qindra-mijëra fjalë të fjalorit tonë nuk meritonte fjalë tjetër më shumëse lubi, e papërmbajtur, njeriu që pas Edi Ramës ka vjedhur më shumë në historinë e shtetit shqiptar, dhe kjo është lubi Balluku.
Ajo u paraqit në SKAP për të dëgjuar akuzën “pabarazi në tendera”. Në pamje të parë duke akuzë për tu englendisur, po të kemi parasysh vjedhjet.
Por po të marrim parasysh anën tjetër, në formulimin e kësaj akuze, prokurori i çështjes u kërcënua në mënyrë kriminale nga anturazhi i lubisë dhe vetë lubia. Kërcënohet direkt nga Rama”, përfundoi Berisha.
Pak më herët, një grup deputetësh të grupit parlamentar të PD, kanë kërkuar thirrjen në interprelacë urgjente të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, pas marrjes së saj si të pandehur nga SPAK për abuzimet me tenderin e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë. Sipas demokratëve, ky tender rezultoi të ishte i paracaktuar dhe me një faturë të fryrë financiare prej 50 milion euro më shumë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




