Ilir Daja, trajneri më i mirë i muajit tetor

Tekniku i Dinamo City, Ilir Daja, është përzgjedhur si trajneri më i mirë i muajit tetor nga Drejtoria Teknike e FSHF.
Trajneri kryeqytetas regjistroi rezultate shumë të mira me skuadrën e Dinamo City, duke arritur tre fitore gjatë tetorit ndaj Flamurtarit, Vorës dhe Partizanit, si dhe një barazim ndaj Egnatias.
Falë këtyre rezultateve, Dinamo City ka shkurtuar diferencën me kreun e renditjes, duke u afruar vetëm dy pikë pas Vllaznisë, që mban vendin e parë.
Trofeu për trajnerin më të mirë të muajit tetor iu dorëzua Ilir Dajës nga Drejtori i Departamentit të Skautizmit në FSHF, Tefik Osmani, para ndeshjes Dinamo City – Teuta, që po zhvillohet aktualisht në stadiumin “Elbasan Arena”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




