Perez nuk “fal” Vinicius-in, braziliani do të largohet në 2026-ën

Florentino Perez edhe pse njihet si një president që mban afër yjet e ekipit me Vinicius Junior do të veprojë ndryshe. Sipas “Sport Bild” sulmuesi brazilian do të largohet nga Real-i pasi 78-vjeçari kërkon që të japë një sinjal në ekip ku secili prej lojtarëve duhet të mendojë se askush nuk është mbi klubin.
Sjellja e sulmuesit pas zëvendësimit në klasiken me Barçën nuk i ka pëlqyer aspak Florentino Perez-it, i cili ka vendosur tashmë që ta largojë. Edhe deklaratat e Alonso-s interpretohen më shumë si fjalë që kërkojnë të ruajnë normalitetin për ata që shikojnë nga jashtë, por brenda grupit të gjithë e dinë se në verën e 2026-ës Real-i dhe Vinicius do të ndahen.
Për momentin vlera e lojtarit është 150 milionë euro dhe Real-i po bën të pamundurën për të mbajtur situatën nën kontroll pasi një tjetër shpërthim në publik i 25-vjeçarit do të ndikonte shumë në vlerën e kartonit të tij.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




