Arsene Wenger: Liverpool shkatërroi mesfushën për të bërë vend për

Florian Wirtz
Integrimi i Florian Wirtz në ekip është kthyer në një problem për trajnerin e Liverpool, Arne Slot. Gjermani, i cili i kushtoi klubit gati 116 milionë stërlina, deri më tani nuk ka dhënë atë që pritej prej tij.
Mbrëmjen e kaluar për këtë problem ka treguar diçka më shumë edhe Arsene Wenger, i cili është eksperti i takimeve të Champions League për “beIN SPORTS”.
“Kur Wirtz vendosi që të largohej nga Leverkusen zgjodhi mes Bayern-it dhe Liverpool-it. Ai vendosi që të të transferohej në Angli duke u vendosur një kusht drejtuesve të klubit. Ai u bëri me dije se donte që të luante pas sulmuesit të parë dhe se nuk dëshironte që të luante në krah.Liverpool pranoi kushtin e atij prishur mesfushën e krijuar prej Gravenberch, Mac Allister dhe Szoboszlai. Ata për të bërë vend për Ëirtz, hoqën Szoboszlai-n”, tha Wenger.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




