Festivali “Flauti Magjik” edicioni i 12-të në RTSH, në program kompozitorë të mirënjohur botërorë

Kulturë | 12 muaj më parë

Festivali “Flauti Magjik” rikthehet me edicionin e 12-të, duke vijuar traditën e promovimit të muzikës së dhomës dhe interpretimit me flaut. Ky aktivitet i përvitshëm sjell një dialog të veçantë mes traditës dhe risisë muzikore, duke afruar publikun me tingujt elegantë të klasikes, romantizmit dhe muzikës bashkëkohore.

“Koncerti i mbrëmjes i datës 7 i cili zhvillohet në ambientet e sallës Ferdinant Deda, do të përmbajë një repertor të muzikës së dhomës dhe më të gjerë”, u shpreh dirigjenti Fatos Qerimaj.

Në këtë edicion i cili vjen në bashkëpunim me Orkestrën Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar, si edhe nën drejtimin e dirigjentit Fatos Qerimaj marrin pjesë artistet e Trio ANIMATO nga Maqedonia e Veriut.

“Koncerti përmban një trio që vijnë nga Maqedonia dhe më pas do të jetë ansambli i harqeve të RTSh që do të përformojë bashkë me klaniretistin Roland Berbiu dhe do të ketë dhe uverturën e flautit magjik”, tha ai.

I ftuar në skenë është edhe klarinetisti shqiptar Roland Berbiu, që bashkohet me për të sjellë një program të larmishëm me vepra nga kompozitorët  Alexey Shor, Trajko Prokopiev, F. Doppler, Aaron Copland e autorë të tjerë.

Koncerti  do të mbahet më datën  7 nëntor në Sallën “Ferdinand Deda” të RTSH-së.

Gazetare: Katerina Kule

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme