Dita botërore e gjuhës rome, në Shkodër ky komunitet ruan dhe trashëgon gjuhën dhe vlerat kulturore

Sociale | 12 muaj më parë

Dita Botërore e Gjuhës Rome synon të promovojë gjuhën, kulturën dhe arsimin. Teksa flasim për kulturën, ky komunitet veçon këngët dhe kërcimet rome  si trashëgimi e vjetër dhe e veçantë.

“Muzikën e kemi qejf”, tha një rome.

Andi është 14 vjeç, ai tregon se di të flasë gjuhën rome, por pasion mbetën këngët.

Gjuha Rome mendohet se është një gjuhë e cila daton më shumë se një mijë vite më parë dhe që sot flitet në më shumë se 50 shtete të botës.

Gazetare: M. Gjoni  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme