Aksident tragjik në Cërrik, kamioni përplas për vdekje një 70-vjeçar

Një aksident fatal ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor që lidh Cërrikun me Shalësin, duke i marrë jetën një këmbësori.
Burime zyrtare nga Policia njoftuan se në rrethana ende të paqarta, shtetasi E. H., i cili drejtonte një kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Xh. B., 70 vjeç. Për pasojë e plagëve të marra, 70-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë Rrugore kanë mbërritur në vendin e aksidentit. Drejtuesi i kamionit, shtetasi E. H., është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Njëkohësisht, grupi hetimor ka nisur punën në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit tragjik.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




