Çmimi “Idromeno” rikthen artin e të rinjve – Besa Mustafaj shpallet fituese e edicionit të 8-të

Kulturë | 12 muaj më parë

Pas një pauze dyvjeçare, Çmimi “Idromeno” u rikthye si pjesë e kalendarit vjetor të Galerisë së Arteve Shkodër, duke shënuar edicionin e tetë të këtij konkursi të artit bashkëkohor, dedikuar artistëve të rinj.

“Në artet bashkëkohore, sinergjia është më e fortë dhe lloji i këtij arti kërkon një art analitik eksperimentues, kërkues”, u shpreh  Fatmir Juka, Drejtor, Galeria e Arteve Shkodër.

“E konsiderojnë këtë fushë të artit si një mundësi për të komunikuar, analizu”, tha Sidi Kanani, kurator.

Fituesja e këtij edicioni u shpall Besa Mustafaj, vepra e së cilës u vlerësua nga juria për karakterin reflektues në një botë ku ritmi i jetës po përshpejtohet.

“Vepra që ka fituar këtë çmimi të edicionit të 8 është një vepër që na ka kërkuar të ndalonim pak për një shikim më të vëmendshëm”, tha Klaudia Fagu, Anëtare e Jurisë.

Pas përfundimit të Çmimit “Idromeno”, Galeria e Arteve Shkodër po përgatitet të çelë ekspozitën më të rëndësishme të kalendarit vjetor “Salloni i Vjeshtës”, që pritet të mbledhë artistë të afirmuar dhe emra të rinj të artit shqiptar.

Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme