Fest 64 në stendën e RTSH-së në Klik Expo Group, drejtoresha artistike bisedon me artistët e këtij edicioni

Televizion | 12 muaj më parë

Në stendën e Radio Televizionit Shqiptar, pjesë e Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, Klik Expo Group , një hapësirë e veçantë iu kushtua promovimit të Festivalit të 64-të të Këngës në RTSH.

Nën moderimin e Drejtoreshës Artistike të Fest 64 Elhaida Danit, disa prej artistëve pjesëmarrës u bashkuan në këndin e dedikuar ku për rreth 60 minuta biseduan dhe treguan jo vetëm emocionet e tyre, pritshmëritë, por edhe përgatitjet e tyre për festivalin më të rëndësishëm të muzikës shqiptare.

“Më në fund ndamë emocionet për artin që kanë sjellë, për këngët që kanë sjellë dhe për netët e festivalit dhe janë të gjithë të emocionuar. Jam e lumtur që i takova para provave që do të fillojnë para provave që do të fillojnë në Radio Televizionin Shqiptar pas disa ditëve. I takova tani që nuk e dinë tamam se ccfarë po fillon zihet dhe si do jetë ky fundvit që do jetë plot me emocione”, u shpreh Drejtoresha Artistike të Fest 64 Elhaida Danit.

Gjithashtu ka nisur rrugëtimin e tij “PodFeste”, një hapësirë e re e dedikuar artistëve pjesëmarrës, ku ata do të ndajnë me publikun rrëfime mbi krijimtarinë e tyre, procesin e përgatitjeve dhe projektet muzikore që do të prezantohen në skenën e madhe të festivalit.

“Një podcast për festivalin ishte një ide që më erdhi në një nga turnet e mi të fundit që isha në Korenë e Jugut dhe praktikisht me Oltin Curri i cili është PR-i, është një energji shpërthyese. Ai më tha direkt që e bëjmë. Filluam me “Shkodra Elektronike që ishin fituesit e vitit të kaluar dhe frymëzimi i shumë artistëve për edicionin e këtij viti”, tha më tej Dani.

Në përmbyllje të hapësirës dedikuar Fest 64, në ambientet e Pallatit të Kongreseve u hodh një shorte simbolik, ku 5 çifte fituese përfituan bileta falas për të ndjekur live një nga netët magjike të Festivalit të 64-të të Këngës.

Gazetare: Katerina Kule

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme