Kategoria e Parë: Festojnë skuadrat vendase, Besa dhe Laçi ndahen në paqe

Kanë përfunduar 4 ndeshjes e ditës së sotme në Kategorinë e Parë, të vlefshme për javën e 11-të të kampionatit. Kastrioti, Korabi dhe Lushnja kanë fituar ndeshjet respektive në shtëpi, ndërsa supersfida mes Besës dhe Laçit është mbyllur në barazim pa gola 0-0.
Nuk ka fitues në sfidën më të rëndësishme të javës, pasi Besa dhe Laçi ndahen në paqe. Sfida përfundon në barazim 0-0. Kurbinasit ngjiten në kuotën e 21 pikëve dhe ruajnë vendin e dytë, ndërsa kavajasit ngjiten në kuotën e 11 pikëve.
Kastrioti konfirmon momentin e mirë që po kalon, mposht Luftëtarin 3-1 dhe merr fitoren e tretë radhazi ën kampionat.
Korabi fiton 1-0 përballë Kukësit falë golit të Markut, që thellon krizën e verilindorëve, që mbeten në vendin e fundit në renditje me 5 pikë.
Një gol i Kaçanollit në minutat shtesë të takimit, i jep fitoren (1-0) Lushnjës përballë Ilirisë.
Nesër do të luhet takimi i fundit i javës së 11-të të Kategorisë së Parë, sfida Apolonia-Skënderbeu, që do të transmetohet në RTSH Sport në orën 14:00.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




