Bashkia Cërrik voton, 38.724 qytetarë kanë të drejtë vote për të zgjedhur kryebashkiakun e ri

Politikë | 12 muaj më parë

Qytetarët e Cërrikut do të kthehen në kutitë e votimit këtë 9 nëntor për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të drejtë vote kanë 38.724 qytetarë të regjistruar në këtë territor.

Për Cërrikun garojnë 3 kandidatët: Florenc Doka përfaqëson Partinë Socialiste, ndërsa dy kandidatët e pavarur janë: Amarildo Hoxha, i mbështetur nga Partia Demokratike dhe aleatët, dhe Eligert Hima propozuar nga Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”.

Votimi ka nisur në orën 07:00 dhe përfundon në 18:00. Procesi do të monitorohet nga vëzhgues të KQZ-së dhe përfaqësues politikë. Për këtë proces, janë KZAZ 1, QV 57.

Vakanca në krye të bashkisë u krijua pasi kryetari i zgjedhur në 2023, Andis Gëzim Salla, u emërua Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Pas emërimit të tij, Florenc Doka shërben si kryetar në detyrë.

Në zgjedhjet vendore të vitit 2023, Andis Salla fitoi me 8,444 vota ose 71.2% të votave, ndërsa kundërshtari i tij, Servet Duzha, mori 3,416 vota ose 28.8% të votave. Me këto zgjedhje, qytetarët e Cërrikut do të vendosin për administratën e ardhshme vendore dhe përfaqësimin e tyre në bashki deri në fund të mandatit.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme