Guardiola feston ndeshjen e tij të 1000-të, City mposht Liverpoolin

Manchester City feston në ndeshjen e madhe të javës së 11-të të Premier League. Skuadra e Guardiolës mposhti Liverpoolin me rezultatin 3-0 në Etihad, me Pep që festoi pankinën e tij të 1000-të në drejtim në mënyrën më të mirë të mundshme.
Haaland humbi një penallti në minutën e 13-të, por më pas e kompensoi atë në minutën e 29-të duke zhbllokuar sfidën. Ndërkohë, Nico Gonzalez dyfishoi në minutën e 45-të dhe Doku në minutën e 64-të mbylli të gjitha llogaritë.
Kështu, City ngjitet në kuotën e 22 pikëve, duke u rikthyer në vetëm katër pikë larg liderëve të ligës, Arsenalit, një dhuratë e bukur për Guardiolën. Nga ana tjetër, Liverpool vazhdon rënien në Premier League: pesë humbje në gjashtë ndeshjet e fundit të ligës dhe vetëm 18 pikë në renditje.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



